LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë arrestohen tre persona – njëri shtetas i Maqedonisë, që kërkohej nga Interpoli

Në Prishtinë arrestohen tre persona – njëri shtetas i Maqedonisë, që kërkohej nga Interpoli

Policia ka ndërmarr një aksion në Lagjen “Emshir” të Prishtinës me ç’rast ka arrestuar një shtetas të huaj (Maqedonisë), në kërkim ndërkombëtar. Me këtë rast policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë te të cilët ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkorike

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.


Ai ka thënë se “sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet ne kërkim ndërkombëtar për shkak të veprës penale të mashtrimit”.

“Gjatë operacionit policor në lokacionin, ku është arrestuar i kërkuari i lartcekur, me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar  edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike, kurse veprimet policore janë në proces nga njësitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga kompetentët, Policia e Kosovës do të japë detaje lidhur me këtë operacion.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar sot pasdite në Lagjen “Emshir” të Prishtinës ka arrestuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore.

Sipas këtyre burimeve personi ne fjalë është i kërkuar edhe nga Interpoli, kurse nga shteti maqedonas ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Gjithashtu bëhet e ditur se i arrestuari ka me shumë se 30 vepra mashtrimi. Ndërsa, në këtë aksion policia e Kosovës ka konfiskuar 100 gram drogë te llojit kokainë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori