LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për terrorizëm në Shqipëri, thirrje pro ISIS në rrjetet sociale

Arrestohet një person për terrorizëm në Shqipëri, thirrje pro ISIS në rrjetet sociale
Foto: Ilustrim

Autoritet shqiptare kanë arrestuar një mbështetës të Shtetit Islamik, mësohet se është vënë në pranga Bledar Zeneli.

Ky i fundit dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”.


Arrestimi i tij ka ardhur pas dy vitesh hetime nga Antiterrori, i kryer me metoda speciale.

Sipas njoftimit, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, ai publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

“Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme ‘Facebook’, ‘Twitter’, ‘Telegram’, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”, thuhet në njoftimin e SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Mirjeta Hajzeraj
14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Kronika e Zezë
Paraburgim për personin që dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit me të cilën u vra Liridona

Paraburgim për personin që dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit me të cilën u vra Liridona

Lajme
Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, e falënderon për mbështetjen

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, e falënderon për mbështetjen

Lajme
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Lajme
Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë - tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë - tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Lajme
Kalo në kategori