Arrestohet një person nën dyshimin se përdhosi flamurin e Turqisë në Mitrovicë
Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Përmes një njoftimi thuhet se sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë
"Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes,nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mos durimit. Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë", thuhet në njoftim.
Ndërkaq siç thuhet në njoftim i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.



























