Arrestohet një person në Prishtinë – kanosi vëllain e tij

Një incident kanosjeje ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka raportuar se është kanosur dhe ndihet i rrezikuar për jetën nga vëllai i tij.
Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull është arrestuar pas ngjarjes dhe është intervistuar nga autoritetet.
Pas intervistimit, prokurori ka marrë vendim që i dyshuari të mbahet në arrest, derisa vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































