LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Podujevë, sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Arrestohet një person në Podujevë, sulmoi seksualisht një vajzë të mitur
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/