LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Pejë, rrahu bashkëshorten dhe dy vëllezërit e tij të cilët tentuan ta ndalnin

Arrestohet një person në Pejë, rrahu bashkëshorten dhe dy vëllezërit e tij të cilët tentuan ta ndalnin
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Pejës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten si dhe dy vëllezërit e tij.

Në njoftimin  e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se dy vëllezërit kishin tentuar ta ndalnin vëllanë e tyre, i cili ishte duke rrahur bashkëshorten e tij, ndërsa ai ka përdorur dhunë edhe ndaj tyre, transmeton Telegrafi.


“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.

Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllanë e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.

Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontroll, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se i dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar dhe arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i është caktuar ndalimi policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 ore.

Kurse, viktimave iu është ofruar ndihma mjekësore dhe pas intervistimit janë liruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori