LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Mitrovicë, ngacmoi për më shumë se një vit një vajzë

Arrestohet një person në Mitrovicë, ngacmoi për më shumë se një vit një vajzë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të veriut, pasi i njëjti kishte ngacmuar për një vit një vajzë.

Siç njofton policia, vajza ka qenë edhe në kontroll mjekësor për shkak të stresit të shkaktuar, transmeton Telegrafi.


“Më datën e lartcekur, viktima femër kosovare ka raportuar se ka më shumë se një vit që ngacmohet nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima deklaron se më 11.11.2023 ka qenë në kontroll mjekësore për shkak të stresit që i është shkaktuar nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje./Telegrafi/