Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet për sulm seksual në prill të këtij viti.
I dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
“Fushë Kosovë 12.04.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se më datë 12.04.2026 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































