LAJMI I FUNDIT:

Gruaja plagos burrin në Ferizaj, arrestohet nga policia

Gruaja plagos burrin në Ferizaj, arrestohet nga policia

Policia nga Qendra Emergjente në Ferizaj ka pranuar një informacion se është duke u trajtuar një person i lënduar.

Siç njoftohet, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë për ta hetuar këtë ngjarje, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.


“Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Besim Ndrecaj’’ në Ferizaj, kur personi Q.B ( F/K) e moshës 29 vjeçare kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë ( thikë) bashkëshortin e saj me inicialet B.K (M/K) i moshës 32 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.

E dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti  “Vrasje e mbetur në tentative’’, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori