LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për “Kontrabandim me migrantë”, një nga gjashtë personat e kontrabanduar gjendet në bagazh të veturës

Arrestohet një i dyshuar për “Kontrabandim me migrantë”, një nga gjashtë personat e kontrabanduar gjendet në bagazh të veturës

Sot rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë deri sa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veture e tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës.


Zyrtarët policor ndërmorën veprime të menjëhershme dhe arritën që veturën ta ndalin në autostradë, rreth 2 Km nga Pika kufitare e Vërmicës.

U identifikua drejtuesi i automjetit m/k me iniciale L.N.(1987), përderisa pasagjerë ndodheshin gjashtë (6) persona shtetas  të huaj, prej tyre dy fëmijë.

Policia njofton tutje se katër nga shtetasit e huaj kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide.

Në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj.

Është informuar Prokurori i shtetit në Prizren, i cili ka autorizuar inicimin e rastit, dhe katër pasagjerëve shtetas të huaj iu refuzohet hyrja dhe deportohen në Shqipëri, përderisa dy pasagjerë tjerë të dërgohen në Qendrën për azil.

Ndaj personit të dyshuarit iniciohet rasti për procedurë të rregullt dhe hetime të mëtejme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori