Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për veprën penale “Dhumin”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 28 korrik 2026.


Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/