I dyshuari me inicialet Dh.Sh i moshës 39 vjeç është arrestuar, pasi solli nga Tajlanda në Shqipëri një valixhe me 19 kg e 400 gramë lëndë narkotike kanabis sativa me përqindje të lartë THC.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se valixhja u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

“Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg kanabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se po vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


THC (tetrahidrokanabinoli) është përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit që shkakton ndjesinë e "ndjesinë e dehjes" ose “high”-it. Kur ndodhet në përqendrim të lartë, mund të jetë i rrezikshëm sepse ndikon në tru duke shkaktuar ankth, paranojë, humbje të përqendrimit, dhe në disa raste halucinacione.