LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Morinë 47 vjeçari nga Kosova, do të ekstradohet në Gjermani

Arrestohet në Morinë 47 vjeçari nga Kosova, do të ekstradohet në Gjermani

Policia shqiptare ka arrestuar një 47 vjeçar nga Kosova që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Sipas njoftimit të lëshuar nga policia kufitare shqiptare, i njëjti ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane për veprën penale “Vjedhje në rrethana rënduese”.


Njoftimi i policisë shqiptare

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori