LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Kolumbi shqiptari “El Gringo”, dyshohet si “kokë” e bandës së kokainës

Arrestohet në Kolumbi shqiptari “El Gringo”, dyshohet si “kokë” e bandës së kokainës

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga nën Kolumbi, pas dyshimeve të autoriteteve atje për përfshirjen në trafik narkotikësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”.


“El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Ai gjithashtu ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesave të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Si “El Gringo”, ashtu edhe personi tjetër i arrestuar kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori