LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Durrës kosovari, ishte dënuar për falsifikim të dokumenteve

Arrestohet në Durrës kosovari, ishte dënuar për falsifikim të dokumenteve

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari nga Suhareka ishte dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve“.


Neni 186 i Kodit Penal thotë: “Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Njoftimi i policisë shqiptare

Më datë 25.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F. Sh., vjeç 40, banues në Suharekë, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve“. Neni 186/1 i Kodit Penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori