LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”

Arrestohet mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”

Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Policia e Kosovës para arrestimit ka bastisur shtëpinë e tij.

Prokurori i rastit, Petrit Kryeziu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se arsyeja e bastisjes ka qenë për shkak të dyshimit për veprën penale ‘shmangie nga tatimi dhe mashtrim’.

Ai po ashtu tha se gjatë bastisjes është gjetur armë dhe municione të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit.

“Arsyeja e bastisjes ka qenë për shkak të dyshimit për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrim. Po ashtu gjatë bastisjes kemi gjetur armë dhe municione të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit, po ashtu janë gjetur dhe prova tjera materiale të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë hetimit. Sapo është arrestuar dhe është në ndalim 48 orësh”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, të mërkurën Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro. /Telegrafi/