LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ministri i Financave i Katarit, Ali Shareef Al Emadi

Arrestohet ministri i Financave i Katarit, Ali Shareef Al Emadi

Prokurori i përgjithshëm i Katarit ka urdhëruar arrestimin e ministrit të Financave, Ali Shareef Al Emadi si pjesë e një hetimi në lidhje me keqpërdorimin e parasë publike dhe abuzimi me pozitën.

Sipas agjencisë së lajmeve QNA, përcjell Telegrafi, ai ishte arrestuar pas shqyrtimit të dokumenteve dhe raportimeve që lidhen me keqpërdorimet në sektorin publik.


“Prokurori i përgjithshëm urdhëroi arrestimin e ministrit të Financave, Ali Sharif Al-Emadi për të hetuar në atë që u përmend në raportimet në lidhje me ushtrimin e funksionit publik, të cilat ishin keqpërdorimi i fondeve publike dhe abuzimi i detyrës zyrtare”, njofton QNA, përcjell Telegrafi.

Al Emadi, i cili mbikëqyri rritjen e Bankës Kombëtare të Katarit, që nga viti 2013 ka shërbyer si ministër i Financave. /Telegrafi/