LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 1° fair_night

Arrestohet kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka – dërgohet për 48 orë në mbajtje

Arrestohet kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka – dërgohet për 48 orë në mbajtje

Dy persona me inicialet F.D dhe F.D janë arrestuar të dielën rreth orës 18:00 për një rast “Kanosje dhe Sulm”, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje siç tha ai të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.


Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella
Lexo po ashtu Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë  ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë Bytyqi.

Siç merr vesh Telegrafi të arrestuar kryetari i partisë turke KDTP, Firim Damka dhe i nipi i tij Fuat Damka.

Ndryshe, Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së. /Telegrafi/