LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

Arrestohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.

As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë.

Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është në mbajtje duke u marrë në pyetje.

Marrëveshja e 5.4 milionë eurove ngriti dyshime pasi një kompani e procesimit të frutave pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore.

Bosnje e Hercegovina ka raportuar 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.

Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Fikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.

Shërbimi i Ballkanit të REL-it ka kupturar përmes një burimi se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori