LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa
FotoL Ar

Ish-shefi i inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa sot është arrestuar.

Arrestimin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.


Shala theksoi se ende nuk kanë njoftim zyrtar për shkaqet e arrestimit.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Salih Mustafa, zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, tha ai.

Ndryshe, Mustafa ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në tetor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. /Telegrafi/