LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

Arrestohet ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hrkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, , njoftoi Radio Televizioni i Serbisë.


Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hrkaloviq u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hrkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hrkaloviq me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.

Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Belivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

Diana Hrkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Belivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hrkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Belivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Belivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtues në Serbi kanë raportuar se Belivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Belivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Belivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori