LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon

Ish-kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon është arrestuar në lidhje me financat e Partisë Kombëtare të Skocisë (SNP).

Policia konfirmoi se një grua 52-vjeçare është arrestuar si e dyshuar dhe po merret në pyetje, raporton bbc.


Më 5 prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e politikanes skoceze dhe selinë e partisë në Edinburg.

Ata arrestuan gjithashtu bashkëshortin e saj, Peter Murrell, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së.

Pothuajse dy javë më vonë, arkëtari i SNP-së, Colin Beattie u arrestua dhe u lirua pa akuza.

Murrell dhe Beattie u trajtuan të dy si të dyshuar dhe ishin në paraburgim për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në 12 orë përpara se të liroheshin.

Sipas Aktit të Drejtësisë Penale (Skoci), policia mund të lirojë një të dyshuar në procedura të rregullta, por ata mund të ri-arrestohen.

Ndryshe, Nicola Sturgeon shërbeu për tetë vjet si ministrja e Parë e Skocisë. Ajo është ministrja e Parë më jetëgjatë dhe ishte gruaja e parë që mbajti këtë post, ku dha dorëheqje me 15 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori