LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gruaja e cila dyshohet ta ketë dërguar letrën me helm në Shtëpinë e Bardhë

Arrestohet gruaja e cila dyshohet ta ketë dërguar letrën me helm në Shtëpinë e Bardhë

Një grua e cila dyshohet ta ketë dërguar një letër me helm Ricin në Shtëpinë e Bardhë u arrestua nga autoritetet, deklaruan zyrtarët në SHBA.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e njëjta ishte pajisur me një revole gjersa u ndalua nga autoritetet amerikane.


Bëhet e ditur se prokurorët në Washinton DC, pritet të hedhin akuza kundër saj pas rastit të fundit.

Ditë më parë u raportua se një letër me substancë iu adresua Shtëpisë së Bardhë, gjerësisht presidentit amerikan Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump.

Autoritetet i kishin vënë dyshimet se pakoja kishte ardhur nga Kanadaja, nga gruaja e cila tashmë është arrestuar nga zyrtarët.

“FBI-ja dhe partnerët tanë të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe Shërbimi i Inspektimit Postar, po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një strukturë postare të qeverisë amerikane”, pati thënë FBI ditë më parë, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur rrezik të njohur për sigurinë publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori