LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet grabitësi i një banke në Prishtinë

Arrestohet grabitësi i një banke në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e Bankës TEB, në rrugën “Robert Doli” në Prishtinë, grabitje kjo që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarit është kryer në orën 00:03, në Prishtinë. Sipas policisë personi i dyshuar ka qenë në arrati tash e tre muaj.


“Ju konfirmoj se, pas angazhimeve intensive hetimore dhe operacionale të Policisë së Kosovës, me datë 10.03.2019 rreth orës 00:30, ne Prishtinë është arrestuar një person i dyshuari për veprën penale Grabitje e Armatosur  që ka ndodhur me date 26.11.2018, në rr. Rober Doll në Prishtinë në një filial të bankës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka treguar gjatë arrestimit të të dyshuarit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar para në euro dhe dinarë të Serbisë.

“Personi i dyshuar  ka qenë në arrati që nga kryerja e grabitjes, dhe i njëjti ka rezistuar gjatë arrestimit, zyrtarët policor janë detyruar që për ta futur nën kontrollë të kërkuarin kanë aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij. Gjate arrestimit edhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime te lehta trupore. Te dyshuarit ju kane konfiskuar para në euro dhe dinarë te Serbisë. Në konsultim me Prokurorin kujdestare,  i dyshuari dërgohet në Qendër të Ndalimit, për procedura të mëtejme”, ka treguar Hoxha.

Ndryshe, ky është personi i dytë i dyshuar për këtë grabitje të armatosur , pasi më parë policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne zbardhjen e rasteve te tilla kriminale dhe po punon me njësitet e saj për sjelljen para drejtësisë edhe te personave tjerë të dyshuar të implikuar kryesisht ne raste te grabitjeve me armë dhe vepra tjera kriminale që cenojnë jetën dhe pronën ne përgjithësi”, përfundoi Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori