LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari që ngacmoi një vajzë në Podujevë

Arrestohet i dyshuari që ngacmoi një vajzë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të premten në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nën dyshimet për ngacmimin e një vajze.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.


“Rr. 19 Qershor, Podujevë 29.07.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/