LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Faton Brahimi ishte shpallur në kërkim nga policia e Pejës nën dyshimin për vrasje të djalit të axhës Bashkim Brahimaj.

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj dyshohej se ishte vrarë nga djali i axhës Faton Brahimi.

Telegrafi mëson se i dyshuari Faton Brahimi tashmë është arrestuar nga njësitet e policisë së Kosovës.


Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri viktimën Bashkim Brahimaj.

Ngjarja tragjike në Novosellë të Pejës: Bashkim Brahimaj u vra nga djali i axhës për pronë
Lexo po ashtu Ngjarja tragjike në Novosellë të Pejës: Bashkim Brahimaj u vra nga djali i axhës për pronë

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ishte në kërkim nga njësi të shtuara të policisë.

Për rastin në fjalë kishte pasur reagime të ndryshme, derisa ngushëllime kishte shprehur edhe Ramush Haradinaj./Telegrafi/