Faton Brahimi, i cili dje ka vrarë djalin e axhës së tij, Bashkim Brahimit, pas kryerjes së veprës është arratisur, për çfarë Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Policia thotë se personi në kërkim konsiderohet i rrezikshëm dhe të jetë i armatosur.
Policia e Kosovës, sot ka shpallur person në kërkim dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin Faton Brahimit, autorit të vrasjes së djeshme në Novosellë të Pejës, i cili në një konflikt për çështje pronësore ka vrarë djalin e axhës së tij, Bashkim Brahimaj.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasje dhe ka bërë përshkrimin e tij. Po ashtu, është publikuar një fotografi e armëve dhe municionit të konfiskuar nga policia gjatë bastisjes në shtëpinë e dorasit, transmeton Telegrafi.
Policia thotë se personi në kërkim konsiderohet i rrezikshëm dhe të jetë i armatosur.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm dhe me armët që janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë e dorasit.
Në raportin e Policisë thuhet së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar.
“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.
Viktima Bashkim Brahimi ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së dhe për vrasjen e tij ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të viktimës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit