Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Llapnasellë, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 25 shtator, në ora 18:15, ndërkaq viktima, ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

I  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/