LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar ish drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ .

“Hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot më 12.05.2023, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin A.K., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar)”, njofton Policia e Kosovës.


Sipas Policisë, i dyshuari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199 mijë e 500 euro.

“Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 euro- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 euro – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 euro, Faza II në vlerë 18,675.00 euro dhe faza V në vlerë 20,000.00 euro – realizuar në vitin 2016-2018)”, thuhet në njoftim.

Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.

“Sot, më 12.05.2023, i dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Arsim Kuliqi ishte emëruar si drejtor i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në janar të vitit 2019 dhe mbajti këtë pozitë deri në vitin 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori