LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet djali i kryetarit të Kllokotit për shitblerje të votës

Arrestohet djali i kryetarit të Kllokotit për shitblerje të votës

Djali i kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviq, është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për shitblerje të votës.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka.

Sipas Ukës, përveç djalit të Dejanoviqit, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët janë të afërm të kandidatëve për asamblistë.


Njëri prej të arrestuarve është djali i kandidatit për asamblist, ndërsa një tjetër, bashkëshorti i kandidates për asambliste.

“Janë arrestuar një shqiptar edhe tre serbë. Unë e kam dërguar sot në gjykatë rastin për blerje dhe shitje të votës. Se aty kemi edhe blerës edhe shitës. Shqiptari e ka blerë votën, ndërsa serbët e kanë shitur” tha Uka.Uka njoftoi se të arrestuarve iu janë gjetur vizitkarta të Listës Serbe, fletëvotime edhe dy bankënota nga 100 euro.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kishte njoftuar se mbrëmë në orët e vona janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., nën dyshim për blerje të votës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori