Arrestohet 17-vjeçari, i dyshuari i katërt për grabitjen me armë në pompën e derivateve në Bibaj të Ferizajt

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e katërt për rastin e grabitjes në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku janë vjedhur para në një pompë derivatesh.
Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se personi i arrestuar është i mitur, i lindur në vitin 2005.
“Më datën 23.02.2022 rreth orës 17:00, pas një pune intenzive hetimore, hetuesit rajonal kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin e katërt në këtë rast i cili ishte në kërkim policor, i mituri (2005) me inicialet B.O (M/K)”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës dhe kujdestarit të tij, i njëjti është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërkaq, më datën 13.02.2022 rreth orës 01:58 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj kishte ndodhur një grabitje, ku dy persona të maskuar dhe me kapela në kokë, nën kërcënim të ‘’armëve të ftohta’’ ( thika) kishin grabitur arkën e kësaj pikë karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë, fillimisht njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kishin marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
“Hetuesit rajonal, pas grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen: S.H ( M.K) i moshës 26 vjeçar dhe A.M ( M/K) 20 vjeçar, A.D (M/K) i moshës 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë, ndërsa në kërkim ishte edhe një person tjetër”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet