LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif”

Arrestohen zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif”

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të sotëm ka nisur një aksion i cili është në zhvillim e sipër.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Mund të ju konfirmojë se policia është duke zhvilluar një aksion policor i cili nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe sot në mëngjes janë arrestuar zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif”, ka njoftuar ky institucion përmes një njoftimi dërguar mediave.

“Sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve ‘Gulistan’ Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. Ende nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në njoftimin e kolegjit “Mehmet Akif”. /Telegrafi/