LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë, konfiskohen katër qese me mish derri

Arrestohen tre persona për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë, konfiskohen katër qese me mish derri

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë vëzhgimit në zonën stacionit policor në Bërnjak dhe Liqeni i Ujmanit kanë vënë re një varkë, që dyshohet se ka lëvizur nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.


“Me datë 22.08.2023 rreth orës 20:00 Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë nga Policia Kufitare, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, gjatë vëzhgimit në zonën stacionit policor në Bërnjak dhe Liqeni i Ujmanit kanë vënë re një varkë, që dyshohet se ka lëvizur nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim gjatë vëzhgimit janë vërejtur persona të dyshuar duka zbritur nga varka, të cilët me vete kishin pasur të ngarkuara 4 qese me mish derri në sasi prej rreth 40 kg, të cilat i kanë futur brenda në një objekt në atë lokacion.

“Lidhur me rastin, në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast është bërë konfiskimi i mishit dhe i motorit të varkës, ndërsa 3 personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, si të dyshuar për kontrabandim me mallra, për zhvillim të procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas konsultimit të prokurorit kujdestar, me rekomandim të tij, të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori