LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tetë persona në Durrës, pjesë e dy grupeve kriminale të drogës

Arrestohen tetë persona në Durrës, pjesë e dy grupeve kriminale të drogës

Dy grupe kriminale që shpërndanin droga të forta janë goditur në Durrës, ku janë vënë në pranga tetë  persona.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, të arrestuarit i përkasin dy grupeve kriminale që shpërndanin droga të forta në Durrës e Sukth.


Sipas policisë së Durrësit, operacionet janë rezultat i një hetimi gjashtë mujor.

“Gjatë operacionit të koduar ‘Foremost’, u arrestuan katër shtetas që shpërndanin droga të forta, në zonën e Sukthit, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se katër të tjerë janë arrestuar në kuadër të “Last deal” vepronin në qytetin e Durrësit, Gon Muça, 48 vjeç, i njohur dhe me emrat Gentian Liçi, Gentjan Ferra e Gentjan Muça, i dënuar më parë. “Tan Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth”.

“Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori