LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Zhur të Prizrenit, po organizonin lojëra të fatit

Arrestohen katër persona në Zhur të Prizrenit, po organizonin lojëra të fatit

Janë arrestuar katër persona në Zhur të Prizrenit, njofton Policia e Kosovës.

Siç raporton policia në një lokal të mbyllur të dyshuarit kishin zhvilluar lojëra ilegale të fatit.


Policia njofton se në atë lokal janë sekuestruar valigje me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me  emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësitë policore në një lokal i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasë të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valigje me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me  emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bërë të ditur policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori