LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë shtetas të huaj në Prishtinë, në banesën e tyre u gjetën katër revole

Arrestohen gjashtë shtetas të huaj në Prishtinë, në banesën e tyre u gjetën katër revole

Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në orët e para të së hënës në Prishtinë, si të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se të njëjtit janë hasur në një banesë dhe gjatë kontrollimit të saj, janë gjetur e konfiskuar katër revole si dhe 63 fishekë.


“Prishtinë 19.06.2023-00:39. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të saj, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/