LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen e pastaj lirohen nga akuzat – veprimet e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të lartë po shihen më shumë për vëmendje sesa për sigurim të provave

Arrestohen e pastaj lirohen nga akuzat – veprimet e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të lartë po shihen më shumë për vëmendje sesa për sigurim të provave

Në Kosovë gjatë viteve të fundit kanë ndodhur arrestime të shumta edhe në mënyrë spektakulare, me prani të mediave me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, shpesh herë këto arrestime kanë mbetur vetëm të tilla sepse ngritja e aktakuzave për zyrtarët e profilit të lartë kanë përfunduar pa dënime, pasi që gjykata i kanë liruar si të pafajshëm këta persona.

Të gjitha këto veprime po shihen më shumë si veprime për vëmendje nga ana e Prokurorit të Shtetit sesa përpjekje në sigurimin e provave për këto raste.


Raste të tilla së fundi kanë qenë lirimi nga aktakuza e ish-deputetit Milaim Zeka lidhur me çështjen e mashtrimit me viza, pastaj lirimi nga të gjitha akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar të ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Musata, dhe rasti i ish-guvernatorit të BQK0-së, Hashim Rexhepi etj.

Për këto Grupi Për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se në vazhdimësi ka konstatuar se nuk ekziston vullnet serioz i institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me profesionalizëm dhe efikasitet lëndët e korrupsionit, me theks të veçantë rastet ku të akuzuar janë persona zyrtarë.

Lirohen nga akuzat për mashtrim me viza Milaim Zeka dhe të tjerët
Lexo po ashtu Lirohen nga akuzat për mashtrim me viza Milaim Zeka dhe të tjerët
“]

“Kjo mund të vërtetohet edhe me rastin e aktgjykimeve liruese në rastin ndaj ish- kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish-deputetit Milaim Zeka, por edhe në rastet e njohura në publik si “Pronto”, “Veteranët”, dhe aktgjykimin refuzues në rastin ”Ferronikeli” etj. Nga gjithë këto raste të profilit të lartë, mund të vihet në përfundim se arrestimet dhe aktakuzat e ngritura nga ana e Prokurorit të Shtetit kanë qenë më shumë për vëmendje të publikut, me pretekstin se “askush nuk është i paprekshëm”, sesa në sigurimin e provave të mjaftueshme dhe në rrugë ligjore, apo në përcaktimin e palës së dëmtuar apo edhe në vërtetimin e dëmit të shkaktuar nga ana e të akuzuarve”, kanë thënë nga GLPS-ja.

Tutje ata kanë theksuar se zvarritja e këtyre rasteve për vite të tëra nëpër gjykata, duke bërë që të njëjtat të kthehen në rigjykim disa herë, e të parashkruhet edhe ndjekja penale ndaj të akuzuarve, paraqet dëshmi se gjyqësori nuk po tregohet efikas dhe nuk po i trajton të njëjtat me prioritetin e duhur, duke mos respektuar kështu parimin e gjykimit të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme.

Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është ndërtuar praktika ku Prokurori i Shtetit përmes aksioneve apo deklaratave publike bën përpjekje për të dëshmuar se është duke e luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

“Gjithë këto deklarata publike apo veprime devalvohen qoftë për arsye se prokuroria bën hetime jo profesionale të cilat përfundojnë me aktakuza shumë të dobëta dhe me përfaqësim në gjykatë në mënyrë jo adekuate, ose për shkak se iniciojnë procedura penale pa fakte, dëshmi apo prova të qëndrueshme të cilat lehtë rrëzohen në gjykatë. Padyshim, se kjo qasje po ndikon drejtpërdrejtë në integritetin dhe kredibilitetin e prokurorisë në publik, duke u kthyer në një institucion persekutues”, u shpreh Miftaraj.

GPLS thekson se për shkak të perceptimeve shoqërore, personat e profilit të lartë të cilët akuzohen për raste të natyrave të ndryshme, me theks të veçantë për veprat penale korruptive, zakonisht përballen edhe me gjykimin e publikut lidhur me çështjen penale që zhvillohet ndaj tyre.

“Duhet ditur se pozita zyrtare përveç benefiteve ka edhe përgjegjësi, prandaj secili nga këta persona duhet të kryej detyrat e tij konform detyrave që dalin nga legjislacioni, kurse në anën tjetër ekziston edhe parimi i prezumimit të pafajësisë që parasheh se çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij meaktgjykim të formës së prerë të gjykatës. Prandaj, Institucioni i Prokurorit të Shtetit duhet që me profesionalizëm të lartë të veprojë në rastet kur ekziston dyshimi i bazuar se një person ka kryer vepër penale, të ngrit aktakuzë të bazuar në fakte të mjaftueshme dhe të siguruara në rrugë ligjore, ashtu që edhe gjykata të ketë bazë të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë dhe për të shqiptuar dënimin konform dispozitave ligjore”, kanë deklaruar nga GLPS për Telegrafin.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike më tej shton se se gjykatat duhet që në kohë sa më të arsyeshme t’i trajtojnë këto lëndë ashtu që të mos cenohen të drejtat e të pandehurve dhe të akuzuarve, sidomos në rastet kur është duke u ekzekutuar ndonjëra nga masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Së fundmi Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për akuzat që rëndonin mbi të dhe dy të tjerë lidhur me çështjen e vizave.

Zeka akuzohej për veprat penale “mashtrimi”, “shmangie nga tatimi” dhe “pastrimi i parave”. Sipas këtij aktgjykimi, Milaim Zeka dhe dy të tjerët lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës, ngase nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale. Ndryshe, Prokuroria Speciale më 28 gusht 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj Mialim Zekës dhe dy të tjerëve.

Nga të gjitha akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar u lirua edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa në prill të këtij viti.

Sipas gjykatëses provat e nxjerra, respektivisht përgjimet e nxjerra në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut, ishin nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe se mungonte kërkesa e prokurorisë për lëshimin e urdhëresës për masat e fshehta të përgjimit.

Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar
Lexo po ashtu Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar
“]

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka ngarkoheshin ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 26 zyrtarë tjerë komunal dhe 9 operator ekonomik. PSRK pretendonte se të akuzuarit kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara.

Në këtë rast, fillimisht kanë qenë të akuzuar 39 të pandehur, prej të cilëve 29 kanë qenë zyrtar komunal dhe 10 operator ekonomik, mirëpo ky numër është ulur në 36 pasi është pushuar procedura për të akuzuarit Heset Mahmuti dhe Behar Mehmetit kurse ndaj Burim Govorit është veçuar procedura.

Në anën tjetër Gjykata Themelore e Prishtinës në nëntor të vitit 2020, kishte aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kompensimin e dëmit material dhe jo material në shumën prej 1,953,104.00 euro, për shkak të mbajtjes së tij në paraburgim si dhe masave tjera për sigurimin e pranisë së tij.

Ish-guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi do të kompensohet mbi 200 mijë euro për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim gjatë vitit 2010
Lexo po ashtu Ish-guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi do të kompensohet mbi 200 mijë euro për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim gjatë vitit 2010

Një shumë të tillë, ai e kishte kërkuar për shkak të pretendimeve se nga 23 korriku e deri më 23 nëntor 2010 ishte mbajtur në paraburgim, ku pas kësaj atij i ishin shqiptuar edhe masat tjera si dorëzania dhe paraqitja në Stacionin e Policisë deri më 16 shkurt të vitit 2011, ku sipas padisë edhe ishte liruar nga aktakuza me aktvendim nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori