LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë

Arrestohen dy persona të dyshuar për tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo drejtori, njofton se konform autorizimimeve policore dhe me autorizim të prokurorit të shtetit sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç ‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.

Sipas njoftimit për media në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë.


“Gjatë kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi të provave materiale janë
sekuestruar armë dhe prova tjera të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve si dhe ndërlidhjen e mundshme të tyre me raste tjera:
AK-47, Pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek,  Pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek, Një shufër metalike, Substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e narkotikëve, Maska, dorëza dhe rroba të ndryshme, Veturë e tipit Golf katër, Targa të ndryshme të veturave vjedhura, Dy telefona mobil, Dy kasaforta, Municion, Dyqind e njëzet e pesë euro para”, thekson njoftimi.

Ndërsa sipas njoftimit personat e arrestuar janë: B.Z i lindur 1996 / shqiptar, shtetas i Kosovës, M.Sh i lindur 1990 / shqiptar, shtetas i Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori