LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Foto: Arkiv

Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për  tri raste të veprës penale ‘vjedhje’.

Siç bënë të ditur policia , arrestimi i  dy personave të dyshuar , është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim në tri lokacione të ndryshme kanë kryer vepra penale të vjedhjeve, që ishte raportuar ditë më parë, ku cak i këtyre vjedhjeve  ishin dyqane dhe qendra tregtare, nga  ku  ishin vjedhur: pije alkoolike, rroba të ndryshme  dhe shtëpiza kompjuteri me  pajisje përcjellëse.


“Si rezultat i identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë lokalizuar vendet ku ishin fshehur gjësendet e vjedhura të cilat janë gjetur dhe janë marrë si prova materiale për t’u proceduar tutje lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori