LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

Arrestohen dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

Janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebookut.


Veton Dragusha dhe Blerim Maqestena janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të para disa vjetëve të organizuar prej kësaj partie.

Ky është njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjesëtarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë para disa viteve.
Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptazi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar.
Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.
Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë.