LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Milun Milenkoviqit, anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe – top lajmet e javës

Arrestimi i Milun Milenkoviqit, anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe – top lajmet e javës

Java që po lëmë pas ishte e ngarkuar me ngjarje, ndërsa vëmendje kryesore mori arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Milun Milenkoviq si dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri nga kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, të mërkurën forcat serbe kidnapuan në territorin e Kosovës tre policë dhe kjo ngjalli reagim të ashpër të zyrtarëve vendorë, duke e quajtur agresion të Serbisë ndaj Kosovës.


Përveç zyrtarëve vendorë, lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës e kërkuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania e Britania e Madhe.

Arrestimi i Milun Milenkoviq – Llune, i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se Milun Milenkovic- Llune, është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ishte shprehur ministri.

Konfirmohet arrestimi i Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
Lexo po ashtu Konfirmohet arrestimi i Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Ndërkaq, gjatë arrestimit të tij janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu kishte bërë të ditur se Milenkoviq dyshohet të jetë i përfshirë edhe në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që ndodhen në fillim të këtij muaji.

Prokurori ka thënë se i arrestuari është i përfshirë edhe në sulmin ndaj zyrave të KKZ-së bashkë me Dejan Pantiq, i cili u arrestua nga Policia në dhjetor.

Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive, Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

E ajo që më paku ishte pritur gjatë javës që po lëmë është anulimi i mbledhjes së dy qeverive, që ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë e për të cilën ishin bërë të gjitha përgatitjet.

Mbledhja ishte anuluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili anulimin e mbledhjes e bëri publike në një konferencë për media.

“Në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë Euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. I kam kërkuar Albinit që të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, kishte deklaruar Rama.

Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar
Lexo po ashtu Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Rama tha se për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe përkeqësimit të raporteve të Prishtinës me aleatët perëndimor, takimi në Gjakovë nuk është i mundur të mbahet siç është paraparë sepse “nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

“Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot”, ishte shprehur Rama.

Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë, ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke thënë se është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se të mërkurën, në mbledhjen e përbashkët në Gjakovë, ishte paraparë të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja.

Reagon Qeveria e Kosovës: Hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme
Lexo po ashtu Reagon Qeveria e Kosovës: Hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, ka thënë Kryeziu.

Më tej ai ka thënë se takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. “Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, ishte shprehur Kryeziu për Telegrafin.

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe

Tre policë të Kosovës janë kidnapuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, ndërkaq të premten Gjykata në Kralevë iu dha masën e paraburgimit për 30 ditë.

Për masën e paraburgimit ndaj tre policëve të Kosovës bëhet e ditur në një njoftim të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, ndërkaq të tre policët siç pretendohet “dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”.

Ditë më parë në një reagim të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thuhet se dëshmitë në dispozicion sugjerojnë se rrëmbimi ndodhi në territorin e Kosovës, ishte i parapërgatitur dhe u krye nga njësitë speciale të Forcave të Armatosura dhe Xhandarmërisë Serbe.

Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës
Lexo po ashtu Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

“Veprimet e marra nga Qeveria Serbe në rrëmbimin e anëtarëve të Policisë së Kosovës paraqesin një eskalim të qëllimshëm, të paraparë dhe agresiv të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. QKSS dënon me vendosmëri këto akte në dëm ndaj paqes dhe stabilitetit.

Por, për KFOR-in vazhdon të jetë e paqartë se ku ndodheshin policët në momentin e arrestimit.

“Pas ndalimit më 14 qershor të tre policëve të Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit.

Në këtë lokacion, afër vijës kufitare administrative, si institucionet në Kosovë, ashtu edhe autoritetet serbe kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in.

Ndërkaq, krerët e shtetit dhe ata të partive opozitare kidnapimin e tre policëve e kanë quajtur agresion ndaj shtetit të Kosovës si dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori