LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova”, për çka po kërkohej Krasniqi nga INTERPOL-i

Arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova”, për çka po kërkohej Krasniqi nga INTERPOL-i

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili është arrestuar nga autoritetet në Bullgari më 19.02.2024, dyshohet për kontrabandim me të mitur. 

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës.


MPJD-ja theksoi se Krasniqi “supozohet” të jetë i kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL.

KALLXO.com mëson se ndaj Krasniqit ekzistonte një urdhërarresti ndërkombëtar nga Italia për kontrabandë me të mitur.

Sipas informacioneve të cilat posedon portali Krasniqi dyshohet se kishte kryer organizim të kundërligjshëm, konkretisht kontrabandë me të mitur.

Informacionet tregojnë se Krasniqi ishte prezantuar si shoqërues i rrejshëm dhe në komplot me persona të tjerë, kishte organizuar dhe kryer kontrabandë me të mitur.

Kjo pasi që i njëjti dyshohet se me qëllim të hyrjes ilegale në Itali dyshohet se kishte simuluar pjesëmarrjen e të njëjtëve nëpër disa turne sportive, me qëllim të përfitimit të vizës Schengen për qëllime sportive.

Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i
Lexo po ashtu Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i

Krasniqi dyshohet se kishte deklaruar se ishte edhe si kujdestar i të miturve.

Të miturit sipas informacioneve që posedon portali menjëherë pasi kishin hyrë brenda territorit të Italisë, kishin shkuar në zyra të ndryshme të policisë italiane duke deklaruar se ata ishin të braktisur, ndërsa me këtë kishin synuar përfitimin e procedurave për lëshimin e leje qëndrimeve “për të mitur”.

Informacionet tregojnë se të miturit kishin deklaruar rrejshëm edhe arsyen e marrjes së vizave për kinse gara sportive.

Në anën tjetër, INTERPOL-i nuk ka ndarë informata për këtë rast.

“Ju lutem të keni parasysh se Organizata nuk komenton raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet kombëtare relevante”,  janë përgjigjur nga INTERPOL më 01.03.2024.

Disa media kanë raportuar më 01.03.2024, se Krasniqi është arrestuar në Bullgari, pasi që kishte një urdhërarresti ndërkombëtar.

Portali ka kontaktuar edhe me Policinë e Bullgarisë dhe Policinë italiane dhe është në pritje të përgjigjeve.

Kurse, zëdhënësja e KRU Gjakova, Dafina Syla, në një përgjigje për KALLXO.com më 01.03.2024, ka thënë se kompania nuk ka asnjë informatë për arrestimin e kryeshefit të saj.

“Ne si kompani nuk kemi asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Syla shkurtimisht, duke thënë se “vetëm kaq mund të deklarohem”.

Hasan Krasniqi në janar të vitit 2022 u pat zgjedhur kryeshef i KRU Gjakova.

Në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamblenë e Gjakovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori