“Durrësi është kthyer në një çerdhe të rëndë kriminale në vend.” Kështu shprehet gazetari Lavdrim Lita në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin teksa komenton arrestimin e radhës nga radhët e figurave politike, atë të Jurgis Çyrbjes.
“Ka një problematikë, veçanërisht me deputetët e qarkut Durrës, edhe më parë deputetë si Rrahja, subjekt të akuzave të opozitës, por edhe të prokurorisë, dhe ka një dyshim të madh që këta deputetë të jenë përfshirë në shkëmbime favoresh me grupe kriminale lokale për sigurim votash dhe për marrjen e avantazheve politikë apo financiare në territor,” shpjegon ai.
I pyetur rreth qëndrimit të mbajtur deri më tani nga kryeministri Edi Rama, duke marrë parasysh që shumë nga të vetët e tij po përfundojnë pas hekurave, Lita theksoi se kreu i qeverisë duhet të shqetësohet për imazhin e forcës politike që drejton.
“Se po bëhen rreth 30 funksionarë, në nivele të ndryshme që janë në ndjekje penale, për faktin që kanë shkelur ligjin… Nuk ka një mekanizëm kontrolli në PS, që t’i vetojë..”
Gazetari gjithashtu paralajmëroi se do të ketë goditje të tjera ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj lidhjeve të tyre në radhët e politikës. Sipas tij, në pranga pritet të bien deri në 60 anëtarë të këtyre grupeve kriminale.
“Një detaj pa zbuluar sekrete hetimore. Prokuroria ka hetuar një rast kateringu në një vilë në qarkun Durrësit, ku janë porositur rreth 60 sanduiçë dhe pica drejt kësaj vile. Kanë bërë verifikime, se aty nuk ka pasur dasmë… dhe krudo, ‘sea food’, të frutave të detit. Ka pasur hetime të thelluara për veprimtarinë e tyre në territor…kjo tregon që këto grupe kanë një sasi të mëdha ushtarësh dhe nivele të ndryshme komandimi, drejtimi dhe nuk janë grupe shokësh, nga 2 në 5.”
Në vijim, sipas tij, goditja e Strukturës së Posaçme ndaj grupeve kriminale dhe politikës do të jetë akoma më e thellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit