Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë.
Kështu është bërë e ditur përme një komunikate për medie, ku po ashtu sqarohet se rasti ka ndodhur me datë 12.05.2018, në Serbi.
“Me qëllim që vetes t’i sjellë dobi financiare të kundërligjshme, paraprakisht (i dyshuari) merret vesh me prindin e viktimës së mitur, që të njëjtën në mënyrë të kundërligjshme t’a dërgojë në Gjermani, në rrugë ilegale, për një shumë të parave, ku e merr viktimën dhe në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin, pajisen me dokument të rremë identifikimi e pastaj tentojnë të kalojnë kufirin për në shtet të BE-së por, ndalohen nga policia në pikë kufitare. Me këto veprime i pandehuri D.S kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë nga neni 170 par. 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. I pandehuri D.S, është arrestuar jashtë shtetit sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Pejë, i njëjti është ekstraduar në shtetin e Kosovës dhe është sjellë para gjykatës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, “gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, për këtë arsye të pandehurit iu caktua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se me gjetjen e mundshme të tij në liri, ekziston rreziku real që të ik për faktin se i njëjti deri më tani ka qenë në arrati”.
“Gjithashtu, i me gjetjen e të pandehurit në liri, i njejti mund të ndikoj në ndryshimin e deklaratës së të miturës dhe dëshmitarëve të tjerë që do të dëgjohen në drejtim të dhënies së dëshmive në favor të tij, ashtu që me këto veprime do t’i shmanget përgjegjësisë penale dhe do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës penale. Andaj, nga të lartcekurat gjykata ka vlerësuar se me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet prania e të pandehurit në procedurë gjatë gjithë procedurës penale përkatësisht, do të mundësohet rrjedha normale dhe e pa penguar e procedurës në vazhdim. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit
Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'