LAJMI I FUNDIT:

Arrest 30-vjeçarit që vinte nga Anglia, tentoi të fuste 100 460 paund të padeklaruara në Shqipëri

Arrest 30-vjeçarit që vinte nga Anglia, tentoi të fuste 100 460 paund të padeklaruara në Shqipëri

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.


Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Ky është rasti i 3-të brenda një jave i sekuestrimit të parave në pikën kufitare të Portit të Durrësit. Gjatë kësaj jave, në këtë pikë kufitare u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori