LAJMI I FUNDIT:

I arratisur prej dy muajsh, Arben Ahmetaj ankimon kontrollin e banesës

I arratisur prej dy muajsh, Arben Ahmetaj ankimon kontrollin e banesës

I arratisur prej rreth dy muaj, ish-zëvendësministri i qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj ka ankimuar në
Gjykatën Kushtetuese përmes avokatit të tij kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka pasur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Lexo po ashtu Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel. /Telegafi/