Arratisje si në film e shqiptarit nga burgu në Itali

Frrokaj i dënuar për vrasjen e një bashkatdhetari, për vjedhje dhe zhvatje u transferua në burgun e Palermos në muajin mars.
Kjo nuk është hera e parë që 36-vjeçari arratiset nga burgu pasi në shkurt të vitit 2013 ai mund të largohej nga një burg në Parma, por që u arrestua një muaj më pas në Milano.
Sa i takon arratisjes së sotme, në operacionin për kapjen e tij është përfshirë dhe një helikopter.
Burgu “Pagliarelli” është ndërtuar në vitet ‘80 por është hapur si burg në vitin 1995 dhe që prej vitit 2002 operon me kapacitet të plotë. Aty mbahen rreth 1200 të burgosur. /shekulli/
Nga
Telegrafi
07/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































