‘Arpagjikët’ ia kërkojnë stadiumin ish-kryeministrit

Ata kanë pasur një pyetje për ish-kryeministrin e Kosovës, transmeton Zëri.
“O Hashim, ku met Stadiumi?” – ishte shkruar në një pankartë.
Pyetja e tyre iu referohej premtimeve të Thaçit për ndërtimin e një stadiumi në Prizren.
Ndryshe, pretendenti kryesor për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar, Liria, shënoi fitore të thellë (7-0) në përballje me Ramiz Sadikun.
Më meritori për këtë fitore të bardhezinjve ishte Qëndrim Gashi që shënoi het-trik, ndërsa Alban Guci shënoi dy gola dhe me nga një kontribuuan edhe Liridon Fetahaj dhe Ramadan Kryeziu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































