LAJMI I FUNDIT:

Arnaud Gouillon – ektremisti i djathtë francez pro-rus që po destabilizon Ballkanin, veçanërisht Kosovën

Arnaud Gouillon – ektremisti i djathtë francez pro-rus që po destabilizon Ballkanin, veçanërisht Kosovën

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i njohur për qëndrimet e tija raciste për Kosovën, vazhdon të kontribuojë në destabilizimin e Ballkanit.

Dokumentari i realizuar nga “The Geopost” me anë të “desktop research” paraqet në detaje se kush është në të vërtetë Gouillon.


Ky proxy pro-rus ka nënshtetësi serbe dhe mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën e Serbët në Regjion, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Serbisë. Që nga koha, kur vepron e jeton në Serbi, Gouillon ka krijuar raporte shumë të mira edhe me ambasadën e Federatës Ruse në Beograd.

Ai më 2005, themeloi Shoqatën “Solidariteti për Kosovën”, rrënjët e së cilës janë ngërthyer thellë në një ideologji politike pan-evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë.

Megjithëse, ka shpërndarë ndihma te enklavat serbe në Kosovë dhe me këtë shoqata i ka shërbyer Gouillonit, më shumë si “kalë Troje” që të depërtojë në mjediset publike jo vetëm të Francës, por edhe në shtetet të tjera të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2008, kishte vizituar Parlamentin Evropian, ku kishte lobuar për interesat serbe karshi Kosovës, në prag të fillimit të misionit të EULEX-it.

Në një deklaratë për media, kishte thënë se “ne do t’ua shpjegojmë atyre një këndvështrim tjetër të gjendjes në Kosovës, për dallim prej lobistëve shqiptarë dhe medieve perëndimore”.

Në të njëjtën kohë, Gouillon vazhdonte aktivitetin e përfaqësuesit të ekstremit të djathtë në Francë, duke protestuar dhe nxitur dhunë kundër emigrantëve. Qëllimi kryesor i tyre ishte që të shembej politika liberale franceze dhe në pushtet të vinin partitë e ekstremit të djathtë – aleatët e Vladimir Putinit!

Gouillon u konvertua në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2015, kur mori pasaportën serbe!

Për ta kryer ritin e pagëzimit, ai zgjodhi Manastirin e Deçanit, i cili gjendet në Republikën e Kosovës. Nacionalizmi serb e ka keqpërdorur në vazhdimësi kishën, në mënyrë që ta ketë ndikimin sa më të lartë.

E përbashkëta e ekstremit të djathtë evropian dhe ortodoksisë serbo-ruse lufta ndaj vlerave perëndimore, anti-amerikanizmi dhe iliberalizmi! Duke i ndjekur këto politika, ai ka zgjedhur që të duket sa më serb!

Që të mashtrojë! Sepse, konvertimi i tij në ortodoks, i bind serbët më shumë në misionin e tij prej nxitësi, pëçarësi. Në gjuhën moderne, dikush që në fakt prezenton dikë tjetër quhet proxy.

Arnaud Gouillon është pikërisht një proxy tipik i Putinit, fillimisht në Francë, e më pas edhe në Serbi. Madje, ai ndonjëherë e ka kaluar edhe nivelin e proxyt, sepse ka bërë thirrje direkte për lidhjet me Rusinë.

Në vitin 2011, ai shihet qartë që ka bashkëpunuar me organizatën serbe të ekstremit të djathtë, e quajtur “Levizja 1389”, e njohur për afërsinë me Rusinë.

Bashkëpunetorët rusë të Gouillonit, organizata “Nashi”, funksionin e vërtetë e ka si një kult personaliteti për Putinin, puna e së cilës është “frikësimi, ngacmimi dhe ngacmimi i kundërshtarëve të tij”.

Goullin ishte kandidat për president të Francës nga identitarët në zgjedhjet e vitit 2012. Fushata e tij, si supremacist i bardhë, u mbështet ishte kryesisht kundër afrikanëve. Arnaud përveçse ishte njëra ndër figurat kryesore ideologjike të gjeneratës së identitetit ekstrem francez, ai udhëhoqi edhe kampe paramilitare të tyre.

Si trajner në këto kampe, ai u mësonte të rinjëve se si të përballen fizikisht me kundërshtarët e tyre politikë e ideologjikë. Ky kamp, i ngritur në Lion të Francës prej 17 deri më 22 gusht të vitit 2008, mbante emrin racist “Revolts Against the Modern World”.

Një element tjetër që e ka Arnaud Gouillon, e i cili i përket karakteristikave të veprimtarisë ruse, është propaganda dhe dezinformimi. Zyrtari i lartë i diplomacisë serbe është marrë edhe me prodhimin e dokumentarëve. Narracioni i tij është tërësisht i njëjtë me narracionin e medieve shtetërore e të kontrolluara ruse. Ai, me këtë veprimtari dezinformuese e vazhdon nxitjen e urrejtjes në mes popujve në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt, Gouillon këtë e kishte mission në Francë me esktremin e djathtë. Gjersa në Francë ishte kundër amerikanëve dhe njerëzve me ngjyrë, në Ballkanin Perëndimor nxit kundër shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve e kroatëve.

Ekstremisti Gouillon ka hapësirë të madhe edhe në mediat më të zëshme të Rusisë. Ai në median e Putinit, Sputnik, flet se si as serbët nuk janë të vetëdijshëm se sa të rrezikuar qenkan në Kosovë.

Lufta informative e tij bëhet shpesh edhe me serbët që nuk kanë pikëpamje të njëjta me pushtetin në Serbi dhe të cilët kanë orientime të vërteta perëndimore.

Si përfundim, ky dokumentar tregon se Arnaud Gouillon më së shumti vepron në interesa strategjike për politikat e Kremlinit zyrtar. /The Geopost/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori