LAJMI I FUNDIT:

Armond Daci, fitues i çmimit të parë në Kongresin e shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore

Armond Daci, fitues i çmimit të parë në Kongresin e shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore

Sot përfundoi punimet Kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore – projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” – që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinj të shkencave mjekësore: rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të profesionistëve dhe studentëve të shkencave mjekësore, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Komiteti Shkencor, në përbërje të Lulzim Vokrrit (kryetar) dhe me anëtarët Dugagjin Sokoli, Blerim Krasniqi, Ekrem Maloku, Eglantina Kraja Bardhi, Rudina Degjoni, Eva Rroja, Albena Reshitaj, Bajram Abdullahu e Ramadan Sopi, pas vlerësimit të abstrakteve dhe prezantimeve, shpallën fitues të çmimit të parë punimin me titull “Arctigenina përmirëson tonusin vaskular dhe ulë inflamacionin në venën safena”, me autor Armond Daci, dhe bashkautorët Sh.Krasniqi, B.Neziri, G.Bereta, G.Norata, R.Cavolli, R.Alaj, Sh.Shurdhiqi, Xh. Rizani.


Me këtë rast, fituesi i çmimit të parë , Armond Daci, u shpreh: “KISCOMS është bërë një traditë dhe është një ndër kongreset me një organizim dhe audiencë të shkëlqyer. Të veçantë e bëjnë eksperiencat shkencore brenda dhe jashtë vendit, studentët dhe profesorët. KISCOMS ka qenë një ndër kongreset e para ku unë kam marrë pjesë dhe kam prezantuar punim si student, andaj e kam ndier obligim moral të rikthehem me një prezantim këtë edicion”.


Daci, më tutje shtoj se “ky kërkim shkencor që kam prezantuar tani ka marrë edhe përmasat ndërkombëtare, me pranim në revista prestigjioze të fushës, në Evropë dhe në SHBA. Ndërsa, pata nderin ta prezantoj në këtë kongres me shumë interes dhe rëndësi, që të shërbejë edhe si motivim shtesë për punë kërkimore te ne. Eksperiencën dhe dijen që e kemi marrë jashtë vendit, e kemi obligim ta trashëgojmë tek gjeneratat e reja. Këtë hulumtim eksperimental e ka ndihmuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë”.

Në kuadër të Kongresit ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, tashmë është bërë rregull që autori apo autorja e punimit më të vlerësuar, të jetë president/e e Kongresit të radhës. Pra, kongresi i radhës, i tetë me radhë që mbahet në maj të vitit 2018, për president do ta ketë Armond Dacin.

Ndryshe, Armond Daci është Asistent në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ka mbaruar studimet e doktoratës në moshën 27-vjeçare në Biomjekësi Eksperimentale (Tempus IV Grant Project “Kosovo Interdisciplinary Knowledge Triangle Cente”); ka tetë punime me Impakt Faktor në revista prestigjioze – European Journal of Pharmacology, PloS One, Biomarkers in Medicine, Journal of Neuroimmunology, The American Journal of Cardiology, Natural Product Communication, Reapiratory Physiology and Neurobiology; deri tani ka 39 citime dhe 10 prezantime në Konferenca Ndërkombëtare; është shpallur shkencëtar i ri i vitit 2015 nga MASHT. Vazhdon akoma studimet PhD në Farmaci-Farmakologji, në Universitetin Publik të Stambollit.

Komiteti Shkencor me çmimin e dytë ka vlerësuar punimin “Zhvillimi i metodës diagnostike-parashikuese për përcaktimin e mbijetimit të pacientëve që i janë nënshtruar RKP, duke aplikuar analizën e spektometrisë së masës në mostrat e plazmës së pacientëve”, me autor Liridon Muqaku.

Ndërsa për poster-prezantimin më të mirë u vlerësua punimi “Metodat hulumtuese për Trisomitë 13/18/21 dhe Defektet e Tubit Neural”, me autore Mumadije Luma.

Kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, u realizua në bashkorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani“, Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca“, Kolegjin “Fama“, Kolegjin “Universi“, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë, si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

Ky projekt ishte i akredituar nga Bordi i Edukimit në Vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë, me 20 kredi për pjesëmarrësit aktivë dhe 15 kredi për pjesëmarrësit pasiv.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori